Ndërkohë që kryeqyteti po ‘digjet’ nga vapa, reshje shiu ka në jug të vendit. Të paktën në rrethin e Tepelenës ku sot ka pasur dëme në dy fshatra; Lekël dhe Hormovë. Reshjet e breshërit kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha në banesat që janë me tjegulla si dhe në bageti dhe pemetari. Afro 30 çati në këto dy fashatra janë dëmtuar, dhjetera dru frutore, kryesisht vreshtari janë shkatërruar. Dëme ka pasur edhe në bagtitë e imta ku janë shembur tre stane në këto dy fashatra, si dhe deme të konsiderueshme materiale në banesa. Në Tepelenë rrufeja dëmtoi edhe nënstacionin elektrik, duke lënë pa energji shumë fshatra.
© ArgjiroLajm.net