Një person ka mbetur i vdekur në një atentat të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Gjergj Araniti” në Vlorë. Sipas të dhënave të para, viktima ishte nën drejtimin e një makine tip “Ford” me targa italiane kur është qëlluar me armë zjarri. Drejt makinës është qëlluar me breshëri, duke lënë të vdekur drejtuesin e mjetit. Mësohet se viktima është biznesmeni Vasil Dervishaj, pronar i një lokali në qytetin bregdetar.
© ArgjiroLajm.net









