“Të shprehemi përmes artit”. Kjo është ekspozita e çelur sot në Libohovë nga Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG) në bashkëpunim me partnerët Qendrën Lex Ferenda dhe Qendrën Të Rinjtë e Urës dhe gjimnazin ’11 Shkurti’. Qëllimi është t’i nxisë të rinjtë të mendojnë përmes artit (fotografi, ese, pikturë, punim skulpturë, etj) në lidhje me pasojat e korrupsionit, efektet negative të tij në shoqëri, dhe të krijojnë propozime për sjelljet e këshillit bashkiak, në bashkitë Devoll, Libohovë dhe Urë Vajgurore. Ekspozita është hapur në kuadër të projektit “Rrjetëzim dhe shkëmbim i njohurive ndërmjet OSHC-ve në fushën e anti-korrupsionit dhe qeverisjes së mirë në nivel vendor”. E pranishme ishte edhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.
© ArgjiroLajm.net









