• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Javën tjetër KLSH zbarkon në Bashkinë Gjirokastër, ja kush duhet të ketë ‘frikë’ nga sita e audituesve

12/06/2018
Javën tjetër KLSH zbarkon në Bashkinë Gjirokastër, ja kush duhet të ketë ‘frikë’ nga sita e audituesve

Kontrolli i Lartë i Shtetit javën e ardhshme do të fillojë auditimin e Bashkisë Gjirokastër. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se inspektorët e KLSH-së do të nisin punën më datë 18 qershor sipas një plani të bërë publik më herët dhe më pas do të publikojnë raportin e tyre me gjetjet që do të zbulojnë. Si në çdo institucion tjetër publik, në fokus janë natyrisht prokurimet e fondeve, tenderat. Agjencia e Mirëqënies dhe Kujdesit Social Gjirokastër, pritet të marrë më shumë vëmendjen e KLSH-së për shkak se kjo agjenci zhvillon pjesën më të madhe të tenderave të Bashkisë Gjirokastër, ndërsa dy agjencitë e tjera pothuajse janë inekzistente, ndonëse formalisht atyre u akordohet buxhet në fillim të vitit dhe kanë drejtues.

Është fjala për Agjencinë e Kulturës, Turizmit, Trashëgimisë dhe Sportit, që drejtohet nga Kudret Alikaj, si dhe për Agjencinë e Shërbimit Publik, e cila drejtohet nga Et’hem Seferi. Këto tre agjenci u krijuan tre vjet më parë në bazë të ligjit të ri të pushtetit vendor dhe veprojnë si njësi më vete brenda Bashkisë Gjirokastër. Pavarësisht se përfitojnë fonde nga buxheti i madh i bashkisë, rezulton se pjesa më e madhe e tendereva për shërbime, mallra apo evente të ndryshme, që i duhen Bashkisë Gjirokastër, prokurohen nga Agjencia e Mirëqënies dhe Kujdesit Social, e drejtuar nga Armand Mamani. Në shumë raste, tendera që për shkak të specifikës së tyre është më e logjikshme të kryhen nga Agjencia e Kulturës, Turizmit, Trashëgimisë dhe Sportit apo nga Agjencia e Shërbimit Publik, rezulton që janë kryer nga Agjencia e Mirëqënies dhe Kujdesit Social. 

Në pamje të parë kjo lexohet si një lëvizje e Zamira Ramit për të kanalizuar fondet publike drejt një dore të vetme. Arsyet nuk dihen, por hamendësime natyrisht që mund të bëhen. Ndoshta drejtuesit e dy agjencive të tjera nuk kanë besimin e kryebashkiakes apo mbase s’kanë nivelin e duhur të ekspertizës për të menaxhuar fondet për kulturën ose shërbimet e tjera publike. Mund të ketë arsye të tjera. Por le të mos paragjykojmë dhe të presim raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërkohë që ArgjiroLajm.net do të publikojë në vazhdim një pasqyrë të plotë të tenderave që janë bërë prej këtyre tre agjencive në varësi të Bashkisë Gjirokastër, për të parë më mirë se si qëndron raporti konkret mes tyre. Sa fonde ka qarkulluar Armand Mamani, Et’hem Seferi dhe Kudret Alikaj. Në po të njëjtën mënyrë do të veprojmë edhe me bashkitë e tjera të qarkut Gjirokastër. Kjo është një përpjekje modeste e jona për të bërë transparencë të fondeve publike, duke u bazuar në fakte, dukumente të tjera dhe informacione të verifikuara. Transparenca nuk i bën dëm interesit publik, përkundrazi e ‘shëndosh’ më tej demokracinë dhe përpjekjen tonë të përbashkët për t’u integruar në BE. Nëse kontribuojmë të gjithë nga pak, me siguri që Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck rikthejnë në shitje vilën luksoze të Beverly Hills

Pas ndarjes së bujshme, a po rikthehet magjia? Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bashkë në Los Angeles

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al