• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nesër bllokohet një rrugë e rëndësishëm në jug të vendit, ja si devijohet trafiku për makinat që shkojnë në Gjirokastrës

13/06/2018
Nesër bllokohet një rrugë e rëndësishëm në jug të vendit, ja si devijohet trafiku për makinat që shkojnë në Gjirokastrës

Prej disa ditësh ka filluar riparimi i disa akseve kryesore në vend. Autoriteti Rrugor i Shtetit dhe Policia Rrugore njoftojnë se nesër do të ndërhyhet në aksin Fier-Levan, për të përmirësuar gjendjen e rrugës dhe shtresave asfaltike. Në kuadër të këtyre punimeve, ARRSH dhe Policia Rrugore njoftojnë se prej mëngjesit të së enjtes do të ketë devijim të trafikut në disa akse.

Deklarata e Autoritetit Rrugor dhe Policisë

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se në vijim të ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave rrugore dhe asfaltike në aksin Fier – Levan, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të fillojë nesër datë 14.06.2018 në ora 06:00 të mengjesit, rehabilitimin e segmentit nga rotondo ish parku, rruga “Vëllezërit Semanjaku, rruga “Nuredin Aliu” deri te rotondo ish QTU (Qendra GOLD) Fier.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Bashkinë Fier, është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Hyrje Fier – Dalje Fier

Devijimi i trafikut në drejtimin Fier – Levan (Vlorë, Gjirokastër) dhe anasjelltas fillon në orën 06:00 datë 14.06.2018 Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë –Levan, do të devijohet në hyrje të qytetit të Fierit, në sheshin Egnatia (ose Rreth Rrotullimi Sheq), më pas do të vijojë në rrugën Skënderbeu, në rrugën Harilla Bozdo, Stacioni i Trenit (Terminali), Rr. Llukan Toska dhe do të kthehet në rrugën Kujtim Majaci për tu lidhur përsëri me rrugën nacionale (Unaza Perendimore e Fierit) Automjetet që do të vijnë nga Vlora dhe Gjirokastra drejt Tiranës do të kthehen majtas në rrugën Kujtim Majaci dhe do të levizin në po të njëjtin drejtim si më lart deri në Rreth rrotullimin Sheq ku lidhen përsëri me rrugën nacionale.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut. Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë rrugore që do të jetë në terren. Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Fier – Levan do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al