• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestohet vrasësi i Anxhelës, ishte klient i saj që refuzoi t’i jepte paratë pas seksit

16/06/2018
Zbulohen fakte tronditëse për vrasjen barbare të Anxhelës: Ishte martuar për dokumente me një të moshuar italian

Zhvillime të reja të rëndësishme në hetimin e vrasjes së Anxhela Meçanit, vajzës së re 20 vjeçe nga Shqipëria që humbi jetën 1 javë më parë.

E reja kishte disa muaj që kishte mbërritur në Torino, ku sipas policisë ushtronte profesionin e prostitutës.

Siç shkruajnë mediat italiane, mbrëmjen e djeshme policia ka ndaluar një person si të dyshuar për krimin.

Ai është njeriu i fundit që ka takuar Anxhela-n. Bëhet fjalë për një klient nga Kuneo.

Policia po e heton ngjarjen si një vrasje. Pas ndalimit të burrit nga Kuneo, rreth 40 vjeç, policia italiane ka sekuestruar edhe makinën re tij.

Zbulimi i tij është bërë pas pamjeve të kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia dhe të hetuara me kujdes.

Fillimisht shqiptarja Anxhela Meçani dhe klienti i fundit i saj janë parë në një park dhe më pas kanë hipur në makinë.

Këto janë momentet e fundit kur Anxhela është parë në qytet, për tu gjetur më pas e hedhur në rrugë.

Ende nuk dihen shkaqet e hedhjes së vajzës së re në rrugë.

Sipas autopsisë së kryer nga mjeku italian Roberto Testi, caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Loçi, të cilët po hetojnë lidhur me rastin e shqiptares, ka rezultuar se ajo nuk është dhunuar para se të hidhej nga makina, shkruan “Torinotoday”.

NGJARJA
Shqiptarja Angela Meçani u hodh nga një makinë në ecje e sipër në Torino dhe gjeti vdekjen një ditë më pas në spital (e diel 10 qershor). Vajzës i është gjetur një dokument identifikimi në rrobat që mbante veshur por edhe telefoni celular, të cilin e kanë sekuestruar tashmë hetuesit.

Referuar dokumenteve të saj të identifikimit Anxhela Meçani rezulton të ketë lindur në Fier më 1 mars 1998. Në Itali ka mbërritur kur ishte minorene. Zyrtarisht ajo banonte në Ravenna, në një apartament në mes të qendrës historike, pak hapa larg da piazza del Popolo.

Shkurtin e kaluar ajo ishte martuar, por pak muaj më vonë ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur çdo lidhje me bashkëshortin e saj italian. Mediat italiane nuk e përjashtojnë mundësinë e gjetjes së një partneri tjetër.

Por prej disa javësh ajo ishte rishfaqur sërish në Torino. Që nga fillimi i muajit maj, vajzat që shesin trupin me 30 euro rreth zonës së Stupinidit e kujtojnë atë si “njëra prej të rejave” në atë zonë.

Ka shumë gjasa që edhe mbrëmjen e së shtunës ajo të ishte në punë, kur makina i ndaloi tek këmbët dhe e ftoi brenda. Nga vendi ku qëndrojnë prostitutat deri në vendin ku është gjetur trupi i saj nuk është më larg se 2 kilometra.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al