• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ka 44 vjet mbi autokombanjë, njihuni me Petraqin

17/06/2018
Ka 44 vjet mbi autokombanjë, njihuni me Petraqin

Petraq Peto është autokombajnieri më i vjetër në rrethin e Fierit. Ai është nga fshati Seman dhe ka qenë aktiv në të gjitha fushatat e korrjes së grurit në fshatin e tij dhe në të gjithë fshatrat e zonës. 66-vjeçari thotë se e ka filluar këtë profesion në vitin 1974, atëherë kur ishte fare i ri, vetëm 22-vjeç.

“Kam 44 vite që punoj me këtë mjet, duke filluar që nga koha e monizmit. Kombajnën që kam tani, e kam marrë në vitin 90, e kam arrë vetë”, tregon Petraqi për Tch.

Megjithëse tani është në moshë të thyer, ai e ushtron më shumë pasion profesionin e tij. Petraqi zotëron një autokombajnë që e përfitoi nga privatizimi në vitin 1990, por që tashmë është shumë e amortizuar, megjithatë, ai ia kryen të gjitha shërbimet mjetit, për ta pasur gjithmonë të gatshëm për punë. Pavarësisht viteve që ka mbi supe, gjatë fushatës së korrjes së grurit, Petraqi punon me orë të zgjatura.

“Gjithmonë çohem në orën 6 të mëngjesit, që t’i bëj shërbimet mjetit, se ndryshe nuk mund të punoj dot. Më pas filloj punë, që zgjat deri në orën 8-9 të darkës”, shprehet Petraqi.

Edhe pse në zonën e Semanit ka kombajnierë të tjerë, usta Petraqi është më i kërkuari. Ai që e mban ende të lidhur me zanatin e autokombajnerit është pasioni, pasi siç thotë, të ardhurat që përfiton nga kjo punë nuk janë të mjaftueshme për familjen e tij.

“Ndonjë fitim të madh nuk ka kjo punë, sepse çmimi i naftës është shumë i lartë dhe ai i punës i ulët. Ky është mjet i madh dhe ka një konsum shumë të lartë”, tregon autokombajnieri. Për Petraqin, shkëputja me autokombajnën do të jetë vetëm atëherë kur t’i shterojnë fuqitë./ Tch 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al