Kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj dhe kishte vendosur që fëmijën ta shiste për 70 mijë euro një çifti homoseksual. Ngjarja ka ndodhur në Pavia, Itali. Nëna, një shqiptare 31-vjeçare për të bërë sa më të besueshëm dhe të mos binte në sy fakti se po e shiste fëmijën, kishte vendosur të martohej me avokatin homoseksual që do të blinte fëmijën. Pas këtyre provave dhe pranimit të krimit, shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.









