Për të dytin vit radhazi SME Albania organizon ‘Akademinë Verore për SME-të’ në datat 25-29 qershor 2018. Ky edicion që do të fokusohet në çështjen e menaxhimit të eksportit, do të ketë të ftuar lektorë dhe ekspertë të njohur vendas e ndërkombëtarë. Risi për këtë vit krahas shumë elementëve të tjerë, është fakti që Akademia organizohet në bashkëpunim me SME Academy Network, në Suedi. Themeluesi i saj, Kenneth OE Sundin do të mbërrijë në Tiranë si një nga lektorët kryesorë. Karriera e tij e gjatë dhe përvoja në fushën e SME-ve është një vlerë e shtuar për Akademinë Verore të SME-ve në Shqipëri. Po kush është Kenneth OE Sundin?
Në vitin 1999 ai themeloi SMEBOX, një mjet inovativ për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndonëse aktiviteti i tij është bazues kryesisht në Suedi, Kenneth OE Sundin ka një eksperiencë ndërkombëtare dhe është shumë aktiv në tregun global. Ai është gjithashtu themelues dhe menaxher frymëzues i Akademisë së SME-ve, një rrjet ndërkombëtar i bazuar në njohuritë për SME-të.
“Fillova biznesin tim të parë në vitin 1986 dhe që atëherë unë kam qenë shumë me fat duke arritur sukses në një numër të bizneseve dhe projekteve të ndryshme. Sot njerëzit më thonë se unë jam një sipërmarrës serioz dhe kjo nuk më pëlqen, sepse fokusi im është të kap rastin e ardhshëm përpara se të zhduket. Unë dua të ndaj sukseset dhe sfidat e mia me “solopreneurs” dhe pronarët e kompanive të vogla në të gjithë botën“, tregon Kenneth OE Sundin.
Akademia e SME-ve është rrjeti i duhur për të gjithë ju që punoni me ose në SME-të anembanë botës, me fokus kryesor në kompanitë me madhësi mikro. Fjalët kyçe të Akademisë së SME-ve janë Frymëzimi, Njohuria dhe Zhvillim – bazat për çdo sipërmarrës i cili dëshiron të udhëheqë një biznes të qëndrueshëm dhe konkurrues.
Akademia Verore e SME Albania ka për qëllim të ofrojë njohuri për menaxhimin e eksporteve tek SME-të që dëshirojnë të specializohen në fushën e tregtisë ndërkombëtare. Në këtë program trajnimi mund të aplikojnë SME-të që eksportojnë; SME që kërkojnë tregje të reja dhe SME që kanë potencial për të eksportuar në të ardhmen; studentë që bëjnë kërkime në fushat e tregtisë ndërkombëtare dhe hulumtimit të tregut; studentë që do të dëshironin punë në sektorin privat (si kompanitë eksportuese, konsulencat e hulumtimit të tregut, agjencitë e marketingut etj).
© AgjiroLajm.net









