• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lajm i mirë për Shqipërinë, BE do të hapë negociatat, por pa një datë të caktuar për uljen në tryezë

20/06/2018
Lajm i mirë për Shqipërinë, BE do të hapë negociatat, por pa një datë të caktuar për uljen në tryezë

Bashkimi Europian pritet të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, por pa një datë. Vizion Plus ka siguruar draft-rekomandimin e Këshillit të BE-së, i cili tashmë është duke u shqyrtuar nga te gjithe vendet anëtare, perpara takimit te 28-29 qershorit. Ne kete dokument, propozohet nisja e bisedimeve, ndersa nuk jepet koha për uljen në tryezë.

“Këshilli vendos për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Me qëllim mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vettingut dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanti për kultivimin dhe trafikimin e drogës. Këshilli i bën thirrje Komisionit që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e reformave së lartpërmendur nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të një raporti të Komisionit përpara konferencës së parë ndërqeveritare.”

Në draft-rekomandim vlerësohen arritjet e Shqiperise, veçanërisht në 5 prioritetet e vendosura më parë nga Komisioni.

“Këshilli përshëndet progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në ndjekjen e reformave që lidhen me pesë prioritetet kyçe. Ristrukturimi institucional i gjyqësorit është në vazhdim, si një gur themeli i një reforme gjithëpërfshirëse të drejtësisë. Procesi i ri-vlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët ka filluar të japë rezultatet e para të prekshme, duke përfshirë edhe anëtarët e lartë të gjyqësorit, nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë bashkëpunimin e saj të mirë me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të zhvillojë progresin e konsiderueshëm deri tani dhe të ndjekë intensivisht reformën e drejtësisë, që synon rritjen e pavarësisë, llogaridhënies, profesionalizmit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, sidomos nëpërmjet avancimit të mëtejshëm të procesit të verifikimit, i cili është vendimtar.”

Por dokumenti mbetet ende ne diskutim nga te gjithe vendet dhe duket se oponenca me e forte po behet nga Franca dhe Presidenti Macron, i cili ende vijon te jete skeptik per pranimin e vendeve te reja ne Bashkimin Europian. Gjithesesi, pritet qe me date 26 drafti te diskutohet mes Ministrave te Jashtem, te cilet me pas do tja adresojne ate krereve te shteteve të Unionit. Nderkaq edhe Maqedonia, e cila mori rekomandimin per hapjen e negociatave pak muaj me pare nga Komisioni Europian, duket se do kete te njejten rrugetim me Shqipërinë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al