• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drama e familjes shqiptare, ëndrra amerikane iu kthye në makth. Ja çfarë u ndodhi pas 24 vitesh

26/06/2018
Drama e familjes shqiptare, ëndrra amerikane iu kthye në makth. Ja çfarë u ndodhi pas 24 vitesh

Një emigrant shqiptar, i cili punoi për 24 vite në New York, pretendon se nuk është lejuar të telefonojë familjen e tij përpara se të deportohej në Prill të këtij viti drejt Shqipërisë. Sokol Vokshi, 47 vjeç, njihej ndryshe si “Sal”. Ai ishte kamarieri i preferuar i të gjithëve në restorantin Golden Reef në Long Island.

Vokshi eshte i martuar dhe baba i dy vajzave. “New York Post” shkruan se 47-vjeçari u deportua drejt Shqipërisë më 4 Prill dhe nuk ka pasur mundësinë që të shikojë fëmijët e tij, të moshës 12 dhe 14 vjeçe.

Ai tha se agjentët e emigracionit e vunë në pranga para dy muajsh, e futën në qeli për dy ditë dhe e dërguan në një avion për ta kthyer më pas në vendin e origjinës. Sokoli qëndron tani në Durrës. Ndërkohë, avokati i tij, Altin Nanaj, tha për gazeten “New York Post” se ky rast deportimi ishte i pazakontë, pasi Vokshi ishte pajisur me një numër Sigurimi Social, merrte çdo vit leje pune, paguante taksa dhe nuk kishte asnjë rekord kriminal.

“Ky është një burrë familje model, i cili punonte natë e ditë. Mesa duket Agjencia e Emigracionit dhe Doganave është pas çdokujt”, tha Nanaj.

Ndërkohë pronari i lokalit, ku punonte 47-vjeçari tha se nuk e dinte çfarë të bënte kur “Sal” nuk u shfaq në punë. Klientët u mërzitën dhe pyesnin për të. Ata kanë krijuar një fond për Vokshin në mënyrë që të paguajë shpenzimet e avokatëve. Deri më tani kanë siguruar për të 11.500 dollarë. Sokol Vokshi thotë se ka kërkuar azil politik në New York që në vitin 1993. Ai u regjistrua në qeverinë federale dhe i dhanë një numër Sigurimi Social. Kur gjykata refuzoi kërkesën e tij në 1997-n dhe i kërkuan të largohej, ai shprehet se disa avokatë që kishte punësuar i thanë të qëndronte dhe të apelonte vendimin.

“Më thanë: ‘Qëndro gjatë apelit. Vazhdo puno’. Një veprim shkaton një tjetër. Unë qëndrova, punova, u martova dhe bëra fëmijë”, tha Vokshi për New York Post nga Durrësi.

Në momentin që pa agjentët e emigracionit më 2 Prill, Vokshi tha se mendonte se ishte një rutinë për të diskutuar apelin e tij në gjykatë. Sipas tij, agjentët i nxorrën jashtë avokatin, vetë e vunë në pranga, ndërsa tre ditë më vonë e hipën në një avion që e çoi në vendin, ku jeton motra e tij.

“Nuk e njoh këtë vend. Shkoj nëpër restorante dhe bare, por nuk më punësojnë. Mendojnë se jam i vjetër”, thotë Vokshi. 47-vjeçari shprehet se paguan akoma 12.000 dollarë taksa për shtëpinë e tij në Long Island dhe ka deklaruar se nëse nuk i garantohet një vizë për t’u rikthyer sërish në SHBA, gruaja dhe fëmijët e lindur në Amerikë do të kthehen në Shqipëri.

“Nuk mund të ndahemi në këtë mënyrë. Ëndrra jonë amerikane po kthehet në makth”, thotë ai.

Related Posts

5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut
Argjiro +

5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut

01/08/2026
11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24

“Këtu vendos unë”, Jesus shpërfill CR7, largohet Ronaldo: Do t’i tregoj të gjitha…

01/10/2026
Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24

Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24

01/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al