Një grua me banim në Tiranë ka kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës një person nga Memaliaj. Policia thotë se kallëzimi ndaj shtetasit L.H, 50 vjeç, banues në Memaliaj është bërë nga shtetësja A.Sh. 35 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ajo pretendon se në vendin e quajtur “Gone”, fshati Krahës, i ka dëmtuar rrethimin e pronës duke kryer gërmime për marrjen e gurëve. Cështja po ndiqet nga organi i akuzës në Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net









