Politikani zviceran ka mbrojtur Gjerdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për mënyrën se si atë festuan pasi shënuan 2 gola kundrës skuadrës së Serbisë.
Në episodin e fundit të emisionit “Teleblocher”, ish këshilltari federal zviceran teksa mbrojti lojtarët e përfaqësueses zvicerane tha se: “Serbët në skenë nuk silleshin në mënyrë miqësore. Ata pothuajse rregullisht i mbanin jashtë gjuhët e tyre. Sportistët nuk janë shenjtorë “.Ndërkaq, moderatori i emisionit parashtron pyetjen i habitur: “Por, ata janë zviceranë?” Me këtë rast, Blocher pohon: “Nëse natyralizohen, nuk do të thotë se janë zviceranë. Ata u goditën në zemër, sepse janë edhe shqiptarë.”
Historia nuk duhet të ekzagjerohet, thotë Blocher, i cili në një moment edhe vetë e bën shqiponjën, duke ilustruar me gjeste atë që u pa në fushën e futbollit. “Që të dyja palët i hodhën benzinë zjarrit dhe bënë diçka që nuk duhet ta bëjnë, por kjo ekziston në të gjithë botën. Ata nuk vranë askënd.”