Pas qershorit që u shoqërua me reshje të vazhdueshme shiu, fillimi i muajit korrik ka sjellë temperatura të larta. Megjithatë, vera e këtij viti do të jetë ndryshe nga ajo e të paktën dy viteve të shkuara me temperatura që kalonin mbi 40 gradë. Temperaturat më të larta këtë javë, do të jenë deri në 35 gradë.
Parashikimi sipas Meteoalb:
MOTI NE VIJIM: deri në fundjavë, moti vijon kryesisht me kthjellime dhe temperatura të larta deri mbi 35°C ndërsa vranësirat dhe shirat do të jenë të lokalizuara kryesisht në ekstremet malore Veri- Verilindje. Java e dytë sjell një rënie të lehtë të vlerave termike po ashtu, rrit frekuencën e vranësirave në territor ndërsa shirat shfaqen në pjesën më të madhe të zonave malore por pjesërisht në zonat e ulëta. Bregdeti, kryesisht brigjet e Adriatikut mbeten më të favorizuara nga kushtet e motit gjatë 15-ditëshit të parë të korrikut 2018.









