Një familje nga fshati Bago i Kavajës, ka kërkuar ndihmë për humbjen e të afërmit të tyre. Ata thonë se 46 vjeçari Ylli Elmadhi, është larguar nga banesa më datën 22 shkurt dhe nuk është kthyer më pranë saj. Familja apelon për detaje rreth vendodhjes së tij, pasi thekson se ai vuan nga çregullime mendore dhe është i paaftë për të vepruar vetë.
“Jemi të shqetësuar pasi i afërmi ynë është zhdukur nga banesa në muajin shkurt. Kemi bërë denoncimin në polici dhe konkludon se ai ka kaluar drejt Greqisë. Sistemi “Tims” vërteton se ai ka kaluar kufirin për në shtetin fqinj ku mendojmë se ndodhet aktualisht. Dyshojmë se ndokush po e mban të izoluar për ta shfrytëzuar për punë bujqësore. Duam të dimë vendodhjen e tij. Jemi nën shqetësimin e madh nëse është gjallë apo e kanë vrarë. Çdokush që disponon ndonjë informacion sado të vogël, të na kontaktojë në këtë numër telefoni: 069 91 28 288”, apelojnë familjarët për të gjithë ata që mund ta kenë pare apo mund ta kenë hasur gjatë udhëtimit të tyre.










