• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rritet çmimi i gazit për makinat, pritet edhe rritje e çmimit të naftës e benzinës

08/07/2018
Rritet çmimi i gazit për makinat, pritet edhe rritje e çmimit të naftës e benzinës

Çmimi i gazit që përdoret për automjete ka shënuar një rritje me gati 10 për qind brenda pak ditësh. Në pikat e tregtimit me pakicë një litër gaz aktualisht shitet me 60 lekë për nga 55 lekë që ishte para pak ditësh.

Rritja me 10 për qind rëndon direkt konsumatorët që kanë automjete me gaz, të cilat veçanërisht në vitet e fundit kanë njohur një përdorim të gjerë. Për shkak se është forma më e lirë e karburantit, shumë shqiptarë po preferojnë të blejnë automjete me gaz në vend të karburanteve tradicionale si nafta apo benzina. Por gazi nuk është produkti i vetëm që do të kushtojë më shtrenjtë. Tregtarët e karburanteve paralajmërojnë se rritje do të ketë edhe për çmimin e naftës edhe benzinës. Sipas tyre, shkaku i kësaj rritje është shtrenjtimi i naftës në bursë. Madje në disa pika me pakicë të kryeqytetit, çmimi është rritur sakaq me 3-4 lekë për litër.

Aktualisht një litër naftë në tregun vendas shitet me 180 lekë. Kjo e bën Shqipërinë vendin e 13-të me çmimin më të lartë të karburanteve në botë.

Pritet rritja e taksave

Qytetarët shqiptarë paguajnë aktualiusht 7 taksa mbi naftën, çka përbën thuajse një rekord botëror.

Në cdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.

Këtyre katër taksave që shkon në buxhet u shtohen dy taksa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë. Ato janë taksa e markimit 1 lekë për litër dhe skanimi 1.4 lekë për litër. Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), i cili është 20 për qind e çmimit final, ose rreth 30 lekë për litër. Kjo e çon barrën totale të taksave në një litër naftë 109.4 lekë për litër.

Por shumë shpejt qeveria do të vendosë një tjetër taksë mbi karburantet, që është ajo e koncesionit të pompave. Sipas një vendimi të qeverisë ky shërbim, që sot kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë do të kalojë tek private dhe çdo stacion karburantesh do të paguajë 100 euro në vit për çdo pompë që ka. Kjo pritet të rrisë sërish koston e naftës dhe çmimin që paguajnë qytetarët shqiptarë duke e ngjitur Shqipërinë edhe më lart në renditjen botërore të vendeve që e blejnë naftën më shtrenjtë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al