Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mashkullorë. 35-vjeçari Florjan Resuli është gjetur i pajetë nga familjarët në një pemë në oborrin e Kishës së fshatit, pasi kishte kryer vetëvrasje. Nga të dhënat e para mësohet se babai i dy fëmijëve ndodhej në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të vështirësive ekonomike. Tre muaj më parë ai ishte zhvendosur në Tiranë së bashku me familjen.
©ArgjiroLajm.net








