Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou. Zougla.gr shkruan se kufoma u identifikua dhe sipas policisë greke i takon një 22-vjeçari shqiptar. Pas gjetjes së kufomës ka shkuar në vendngjarje autoritetet morën trupin e shqiptarit për të cilin ende nuk dihet nëse ka vdekur apo është vrarë. Sipas pamjes së parë, nuk ka indikacione për një vepër penale. Ekzaminimi i mjekësisë ligjore pritet të “hedhë dritë” mbi shkaqet e sakta të vdekjes së të riut.








