Policia e Gjirokastrës ka arritur të zbardhë një vjedhje që ndodhi në Libohovë. Është fjala për vjedhjen e dyqanit të shtetasit M.K, 58 vjeç, banues në Libohovë. Autorët janë tre 15-vjeçarët S.R, R.K dhe A.H, banues në Libohovë. Sipas policisë dyshohet se gjatë natës, këta dy persona morën 2 steka me cigare dhe një shumë prej 2 mijë lekësh të reja në dyqanin e shtetasit M.K. Cështja në ngarkim të tyre po ndiqet nga Prokuroria e Gjirokastrës.
© ArgjiroLajm.net