• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kinema në qiell të hapur, mbërrin në kryeqytetin shqiptar ‘DokuFest’ (FOTO)

28/07/2018
Kinema në qiell të hapur, mbërrin në kryeqytetin shqiptar ‘DokuFest’ (FOTO)

“Ngjarja më e rëndësishme në botën e filmit me rreze ndërkombëtare, është në nderin tim si ministre, por edhe në emër të qeverisë ta mirëpresim festivalin DokuFest, për të ndarë jo vetëm skenën, por për të bashkuar publikun”- u shpreh Ministrja Kumbaro në konferencën për shtyp sot në Tiranë.  Veton Nurkollari beson se “Filmi mund të ndryshojë gjërat, kemi besu se filmi është mjet për ndryshim dhe ja ku jemi. Slogani jonë “Eja sikur je” tregon se nuk jemi festivali i tapetit të kuq, por festival ndikues dhe angazhues për një shoqëri të hapur”.  Drejtoresha e DokuFest Nita Dede u shpreh se “programet e industrisë kreative dhe edukimit janë duke zgjuar interes, andaj sivjet kemi disa programe si DokuKids, me punëtori, klasa vallëzimi, lojëra, apo DokuTech , CreativeKosova, etj”.

Kumbaro ftoi publikun e Tiranës të ndjekin projeksionet e filmave në Amfiteatrin e Liqenit, sot në orën 20:00 duke shtuar se “DokuFest është festivali që kthen vëmendjen jo vetëm drejt Ballkanit, Kosovës e Prizrenit, por mbetet stacioni i 365 diteve edhe përmes programeve të edukimit”. Eroll Bilibani tregoi për punën e vitit dhe “suksesin e mbrritur me hyrjen e Kosovës në Creative Europe, platforma kulturore që na afron me Evropën”.

“Në një cep të Ballkanit në Prizren kemi këtë festival ku marrin pjesë 87 regjisore femra, ajo qe ka ndodh eshte shume e bukur”- u shpreh Saimir Karahoda, programues i filmave të shkurtër duke vënë theksin tek prezantimi i filmit “Triumph” një histori e kombëtares shqiptare në rrugëtimin për Botërorin 2018.  Tema e reflektimit do të theksohet në këtë edicion të DokuFest, i cili organizohet nga data 03-11 gusht në Prizren.

Frymëzuar nga kënga e Velvet Underground “I’ll Be Your Mirror”, programi i DokuFest synon të shndërrohet në pasqyrë të botës ku jetojmë, si një pikënisje të asaj se kush dhe çfarë jemi. Në këtë edicion do të shfaqen mbi 260 filma në kategori të ndryshme, nëpërmjet programeve garuese dhe atyre speciale.

 Ky edicion i DokuFest shënohet edhe me një larmi të gjerë të paneleve, të cilat do të eksplorojnë në thellësi temën e reflektimit. Përmes tyre, do të reflektohet mbi të kaluarën e Kosovës dhe rajonit, por edhe mbi të ardhmen e filmit në Kosovë me anë të industri-eventeve të Kosovës Kreative. Gjithashtu, ky edicion ka kuruar një program shumë special për DokuKids, me filma dhe punëtori, klasa vallëzimi dhe lojëra.

As programi muzikor nuk do të mungojë sivjet, me një listë të gjerë artistësh dhe performancave speciale. Në tri skena të ndryshme – Andrra, Kalaja dhe Lumbardhi – DokuNights vjen i guximshëm dhe mbulon një selektim të kujdesshëm të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, nga ansambli Saz’Iso, këngëtarët legjendarë dhe interpretuesit virtuozë të Sazeve shqiptare – deri te reperi, artisti, poeti dhe aktivisti Mykki Blanco nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga fama te rruga: Tylor Chase refuzon ndihmën dhe jeton në kushte ekstreme

Nga fama te rruga: Tylor Chase refuzon ndihmën dhe jeton në kushte ekstreme

25/12/2025
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al