Këshilli bashkiak i Gjirokastrës miratoi dhënien e bursave për këtë vit akademik. Në total do të përfitojnë 17 studentë. Pagesa mujore është 9 mijë lekë të reja. Studentët që kanë përfituar vijnë kryesisht nga familjet në nevojë. Fondi në dispozicion për mbështetjen e këtyre bursave ka qenë rreth 3 milionë lekë të reja.