Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivët e Policisë së Sarandës kanë kryer sot një tjetër operacion policor për kapjen e Klemend Balilit, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”.
Kontrolle janë ushtruar në disa banesa në fshatin Stjar të Delvinës, ku jeton fisi Balili.
As kësaj here nuk është bërë e mundur kapja e tij. Deri më tani janë rreth 10 operacione policore të dështuara për kapjen e të shumëkërkuarit për trafik ndërkombëtar të drogës.