Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur para pak çastesh në Resulaj të Vlorës. Dyshohet se deri tani janë 8 persona të vdekur dhe disa të plagosur. Dyshohet se personi që ka qëlluar është me probleme mendore. Ndërkohë që viktimat dyshohet se janë nga i njëjti fis. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori që ka kryer masakrën dyshohet të jetë një 24 vjeçar, i cili pas aktit është larguar nga vendngjarja. Në ndjekje të tij janë vënë forcat RENEA.