• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Asnjë shenjë pendese, monstra i Vlorës pranon krimin: Unë i vrava, tani dua avokat…

11/08/2018
FOTO nga vendi i masakrës, janë edhe dy fëmijë mes 8 viktimave

Gati 500 forca policie u vunë në ndjekje të autorit të masakrës së Selenicës dhe kanë arritur ta ndalojnë 24 vjeçarin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ridvan Zykaj qëndronte i fshehur në një stan jo shumë larg vendngjarjes. Ai ka deklaruar në polici se viktima e akuzonin për çdo gjë dhe ka kërkuar ndihmën e një avokati.

‘Unë i vrava, më gjeni avokat se nuk dua të më vrisni. Viktimat më akuzonin për çdo gjë, unë s’kam vjedhur asnjë pulë. Edhe ju më akuzoni për çdo gjë’. Kjo ka qenë pak a shumë dëshmia e 24 vjeçarit Ridvan Zykaj në policinë e Vlorës.

Gjatë rrëfimit të tij nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese. Autori merret në pyetje vazhdimisht për rrethanat e krimit. Në ambientet e policisë ka mbërritur edhe prokurori Sajmir Smaja.

Prokurori ka kërkuar edhe ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse Ridvan Zykaj ka probleme të shëndetit mendor. Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit në një zonë periferike në dalje të Selenicës. Zykaj fillimisht ka qëndruar i fshehur në një stan rreth 2 km larg banesës së tij dhe më pas është ka gjetur strehë nëpër disa shkurre.

24 vjeçari ekzekutoi me kallashnikov familjen e Besimit prej të cilit kishte shumë frikë. Vrau të zotin e shtëpisë, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Kur dëgjuan të shtënat në shtëpi mbërriti vëllai i tij Azem Zykaj bashkë me të shoqen.

Të dy i qëlloi për vdekje. Autori nuk e mbylli me kaq. 24-vjeçari u drejtua tek shtëpia e vëllait të gjyshit dhe qëlloi me kallashnikov Demir Zykajn dhe gruan e tij invalide. Mësohet se 74 vjeçari Demir Zykaj kishte edhe dy fëmijë të tjerë, njërin në emigracion në Greqi, kurse tjetri ndodhej në vendin e krimit.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al