• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A është i sëmurë mendor monstra nga Vlora? Ja çfarë zbuluan hetimet

14/08/2018
FOTO nga vendi i masakrës, janë edhe dy fëmijë mes 8 viktimave

Autori i masakrës me tetë të vdekur në Selenicë të Vlorës nuk vuan nga problem mendore. Kështu kanë pretenduar prindërit e 24-vjeçarit Ritvan Zykaj gjatë marrjes në pyetje në drejtorinë e policisë në prani edhe të prokurorit të çështjes.

Për këtë arsye prokuroria tha se nuk ka planifikuar të kryejë ekspertizë për gjendjen mendore të 24-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e tetëfishtë, pasi nuk ka shkak ligjor duke qenë se edhe vetë autori nuk ka shfaqur çrregullime gjatë marrjes në pyetje. Burime të prokurorisë së Vlorës, thanë se gjatë dhënies së deklarimeve, shtetasit Sadik dhe Lindita Zykaj kanë thënë se djali i tyre ka pasur vetëm një traumë nga djegia në pjesën e poshtme të trupit disa vite më parë. Sipas dëshmisë së prindërve, 24-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë problem tjetër apo sjellje të pazakontë ndërsa shumicën e kohës e kalonte duke ruajtur bagëtitë por edhe në mal ku shkonte për gjueti.

Hetimet në lidhje me masakrën e Selenicës kanë zbardhur edhe një detaj tjetër në lidhje me armën e krimit tip kallashnikov të përdorur nga Ritvan Zykaj për të qëlluar tetë viktimat. Gjatë dëshmisë së dhënë para grupit të hetimit, autori ka shpjeguar se kallashnikovin me dy karikatorë me fishekë, e mbante të fshehur në pyll, në një zonë pas shtëpisë në largësi rreth 100 metra.

Pikërisht në atë vend, Ritvan Zykaj ka shkuar ditën e ngjarjes, pas drekës familjare në të cilën nëna e tij Lindita Zykaj kishte pasur debat me Vasilika Zykajn, që më pas u bë një nga viktimat e ngjarjes.

Ajo e kishte akuzuar 24-vjeçarin për vjedhjen e pulave të detit ndërsa grupi i hetimit bën me dije se konfliktet mes Vasilikës dhe nënës së autorit kanë qenë të vazhdueshme. Në lidhje me shenjat e dhunës në fytyrën e autorit të masakrës, prokuroria bëri me dije se 24-vjeçari nuk ka paraqitur asnjë pretendim. Jo zyrtarisht mësohet se shenjat e dhunës tek Ritvan Zykaj janë krijuar në momentet kur policia neutralizoi të kërkuarin gjatë arrestimit që ndodhi shtatë orë pas masakrës me tetë të vrarë mes të cilëve edhe fëmijë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bleona Qereti përlotet teksa flet për ish partnerin: Pres me padurim të bie në dashuri

Bleona Qereti përlotet teksa flet për ish partnerin: Pres me padurim të bie në dashuri

26/12/2025
Ylli Limani në duart e policisë? Njoftimi që shqetësoi fansat

A është Yll Limani në lidhje dashurie?

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al