• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kreu i PD Gjirokastër zbulon ‘sekretin’ se si njerëzit të çohen në protestë kundër Ramës: Pini lëngun e thanës që bëhet në Lazarat…

24/08/2018
48 orët vendimtare/ Çfarë do të bëjë Basha me Roland Bejkon?

Nga Roland Bejko/ Kreu i PD Gjirokaster

APERITIVI “MBREKULLIBËRËS” QË NA VJEN NGA LAZARATI SI NJË THIRRJE PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT FAMILJAR NË ATË ZONË !

Lëngu BIO i thanës i pregatitur me mjeshtëri dhe dashuri nga halla ime e urtë në Gjirokastër, është një shurup relaksues për shpirtin, freskues për trupin, tretës për stomakun, pastrues për zorët, hollues i gjakut, shërben edhe si afrodiziak etj, që në pregatitjen e tij si një master chef e vërtetë që është, i ka ruajtur me kujdes balancën midis të athëtës së thanëve të Lazaratit dhe të ëmblës me karar të sheqerit.
Është një aperitiv ku e ku më i mirë se të gjitha pijet indistruale të konsumit masiv, i shëndetshëm dhe higjenik dhe që ka një formulë tjetër pregatitje para se ta pish:

PREGATITJA :

Hidh në një gotë në masën e një të tretës së saj shurupin e thanës dhe mbushe gotën me ujë ambienti ose të ftohtë sipas dëshirës. Shto dy-tre kubikë akulli dhe trazoi lehtë ato . Nëse dëshiron mund ti shtosh edhe një gjethe borziloku për aromë. Kështu pija e freskët e lëngut magjik të thanëve ( të Lazaratit) është gati. Mund të pihet para dhe pas buke, pranë një shezlongu në plazh duke lexuar një libër, ose edhe në momente pune pranë komjuterit a në arrë kudoqofshi.

KUJDES:

Nëse do jeni duke pirë këtë lëng magjik, nuk rekomandohet të shoqërohet me përdorimin e smartphonit sepse ka vetinë të risë intensitetin e rrezatimit duke u trazuar me elektrovalët e aparatit dhe dëmton rëndë shëndetin mendor. 😉

Sipas një studimi të bërë nga universiteti i kulinarisë shtëpiake, përpos të tjerash përdorimi i kësaj pije me smartphon në dorë ndikon keq në trurin e njeriut sepse rrit dhjetë fish ndjesinë e të shpenzuarit financiar, pra stimulon ndienjën e konsumizmit pa fre te femrat dhe e ul atë po kaq herë te meshkujt 😉 dhe pasojat dihen pastaj. 😉

Gjithashtu nuk rekomandohet përdorimi i shurupit magjik të thanëve të Lazaratit nga të gjithë ata persona që kanë pasur në mendje qoftë edhe një herë të vetme në jetën e tyre një mendim të keq për atë zonë dhe ata njerëz sepse rrezikojnë çmendjen, ndërsa po të kenë vepruar kundër tyre, xhindet do ti metamorfizojnë në derra si Circia te Uliksi i Homerit, por pa kthim në trajtën e mëparshme njerëzore. 🙂

Ndërsa është i shëndetshëm kur përdoret nga të gjithë miqtë dhe dashamirësit, pavarësisht bindjeve politike apo përkatësive fetare, por prevalojnë natyrisht vaçanërisht kur ata janë demokratë, ish të përndjekur politikë, antikomunistë, por, njerëz të mirë ! 🙂

Së fundi, përdorimi tre herë në ditë i kësaj pije magjike ka vetinë që të bën të besosh në zot, por mbi të gjitha të shton revoltën ndaj Kryeministrit dhe bandës dë tij që po sundon me përbuzje shqiptarët si dhe të shton adrenalinën për protestat antiqeveritare! 🙂 ( kushdo që të ketë nevojë në PD nga më i madhi tek më i vogli, ja ofrojmë falas) 😉 😉

Dhe meqë Lazarati bën pjesë formalisht edhe te programi i 100 fshatrave turistikë, kulinaria tradicionale e kësaj zone fsheh surpriza të tjera edhe më interesante për tu zbuluar në të ardhmen sipas recetave 300 vjeçare të gjysh-stërgjysheve tona. 🙂

Gjatë vitit në vazhdim kam menduar të merrem edhe me nxitjen e turizmit në këtë trevë të mbrekullueshme që ka fatin e madh të jetë e vendosur gjografikisht poshtë malit të Sopotit dhe si fqinj mes dy xhevahiresh të çmuara si Gjirokastra lozonjare e UNESCO-s dhe Derviçani sqimëtar i minoritarëve grekë.

Pavarësisht lançimit dashakeqës që i është bërë vazhdimisht, Lazarati vazhdon të mbetet një destinacion i kërkuar për turistët e huaj dhe vendas.
Tradita dhe pasuritë e tij natyrore, historike dhe kulturore e nakatosur me mikëpritjen e atyre banorëve puntorë janë një mundësi e artë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqënies së atij komuniteti.

Related Posts

Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy
Kryesore

Levani bëhet “zi”, zjarret “përpijnë” 6 fshatra. Banorët me lot në sy

06/09/2026
Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Operacion antidrogë në Sarandë, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë

06/09/2026
Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit
Kryesore

Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit

06/09/2026
Rama ultimatum bizneseve në Lungomaren e Vlorës: Koha për të çliruar trotuaret!
Kryesore

Tronditet Vlora, dhunohet dhe kërcënohet biznesmeni Vasil Bedinaj: Më kërkuan 5 milionë euro!

03/09/2026
Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën
Kryesore

Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën

03/09/2026
Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues
Kryesore

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026
I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al