Trajneri i Luftëtarit, Milosh Koshtiç, mendon se skuadra e tij ka ngërç psikologjik dhe jo problem në aspektin e përgatitjes fizike që lëshon shumë terren në minutat e fundit. Pas ndeshjes kundër Laçit, ai theksoi për “Supersport” se për momentin nuk kishte as alternativa në stol për të marrë maksimumin nga ekipi i tij.
Nëse e priste këtë start sezoni nga skuadra
“Sigurisht që jo, pas dy humbjeve jam i zhgënjyer. Megjithatë, sot nuk mund t’u them asgjë djemve, luajtëm mirë taktikisht, por kur nuk shënon nga rastet që kishim është e vështirë që të merrnim pikët ndaj Laçit”.
Për 20 minutat e fundit në të dy ndeshjet
“Në stol kemi lojtarë të rinj dhe është e vështirë kur ekipi humb ritëm, duhet të freskojmë ekipin. Ne fusim të rinjtë dhe nuk jemi në nivelin ku mund të fusim lojtarë që të mbajmë ritmin. Shpresoj që t’i kemi në ndeshjen e ardhshme në mënyrë që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm në çdo ndeshje”.
Për rënien fizike të lojtarëve në minutat e fundit
“Nuk mendoj se nuk jemi mirë fizikisht. Por është normale që kur ke krizë gjatë lojës, me një rotacion në fushë skuadra duket mirë. Ne nuk kemi probleme me vrapimin, por kur ka trysni të lartë, kjo i rëndon këmbët. Në disa momente duket sikur nuk mund të vrapojmë, por është më e lidhur me kokën sesa me këmbët”.
Për rastet e diskutueshme të ndeshjes
Hi“Rasti i Uzunit nuk ka pse të komentohet, nuk është penallti. Sepse rrëshqiti. Nuk ka kontakt dhe u rrëzua. Nuk kam asnjë pretendim për golin, e mban Xhekson në lojë”.