Edi Rama ka reaguar pas sulmit me kallashnikov ndaj shtepisë së babait të gazetares investigative Klodiana Lala. Për kryeministrin, kjo barbari është e patolerueshme. Rama shkroi në Tëitter se pret me padurim ndëshkimin e autorëve.
REAGIMI:
E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve.









