Policia arrestoi në Fier një 35-vjeçar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Por, atij iu gjetën edhe një shumë e madhe eurosh gjatë kontrollit në makinë. Në pranga u vu Antonio Bregu, i cili u kap në lagjen “Kastriot” duke drejtuar makinën e tij “Range Rover” i dehur.
Gjatë kontrollit të mjetit, këtij personi ju gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 Euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale. Antonio Bregu ka qënë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike. Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër.