Ka ndërruar jetë 11-vjeçari që u përplas 2 ditë më parë nga një makinë e tipit “Skoda” në rrugën Fier-Seman. Ngjarja ndodhi me 13 shtatorë në fshatin Fier-Çlirim.
11-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe më pas u soll në Spitalin e Traumës në Tiranë, për t’ju dhënë ndihmë më e specializuar. Duket se as kjo lëvizje nuk ka qenë mjaftueshme për vogëlushin, i cili ka ndërruar jetë sot.
11-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të marra. I mituri u aksidentua nga një 33-vjeçar, i cili u shoqërua në polici menjëherë në pas aksidentit.









