Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë ndalimi i shtetasit në kërkim, Njazi Çaushi, 57 vjeç, banues në Përmet.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Përmet me vendim nr.51, datë 20.09.2018 e ka dënuar me një vit e njëmbëdhjetë muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.