• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në pranga një person i dytë për atentatin ndaj Grei Frashërit

25/09/2018
Në pranga një person i dytë për atentatin ndaj Grei Frashërit

Policia amerikane ka arrestuar një person të dytë të dyshuar për vrasjen e Grei Frashërit në New York. Sipas mediave vendase, ai është një 46-vjeçar i quajtur Eric Cruz, i cili akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe armëmbajtje pa leje.

Burri 46-vjeçar u vetëdorëzua në polici, i shoqëruar edhe nga avokati i tij, pasi ishte në dijeni se autoritetet po e kërkonin. Eric Cruz rezulton të jetë personi që ka qëlluar me thikë në qafë shqiptarin Grei Frashëri, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Cruz është person me precedent penal. Për herë të fundit ai është arrestuar në vitin 2008 për çështje droge. Më parë ka qenë i arrestuar në vitin 2006 për të njëjtën akuzë, në vitin 1998 për vjedhje dhe në vitet 1992 e 1986 për sulme dhe keqtrajtime. Një javë më parë, autoritetet amerikane arrestuan të dyshuarin e parë, Anthony Valentini 35 vjeç.

Ky i fundit qëlloi me armë në drejtim të 23-vjeçarit Frashëri, por plumbat nuk e prekën. Ajo që i shkaktoi vdekjen të riut nga Shqipëria, ka qenë goditja me thikë nga Eric Cruz. Hetuesit dyshojnë se Grei Frashëri u vra pas një debati me dy të dyshuarit për çështje që lidhen me marijuanën. Një burim i tha policisë se shqiptari kishte filluar të punonte për një tregtar droge, që është rival me personin për të cilin punonte fillimisht. Hetimet janë ende në zhvillim për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë, si dhe për të arrestuar persona të tjerë që mund të kenë lidhje me vrasjen.

I riu shqiptar 23-vjeçarm mbeti i vdekur në rrugën 93 ST Bay Ridge të Brooklyn në New York, më 7 Shtator. Ndihma e parë iu dha nga një agjent i shërbimit sekret amerikan, i cili ndodhej pranë vendngjarjes, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të gjakderdhjes. Grei Frashëri jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej moshës 3-vjeçare dhe punonte në një kompani që instalonte kamera.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jam mbi re”, Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

Broja merr “dhuratën” për fundvit, titullar në Premier League

27/12/2025
“Big Brother VIP Albania 5”, zbulohen disa nga emrat që mund të jenë pjesë e këtij edicioni

Ndërpritet sinjali nga shtëpia e Big Brother VIP, reagon produksioni

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al