Dy shqiptarë janë arrestuar dhe dy të tjerë i kanë shpëtuar policisë, pasi në mbrëmjen e djeshme, ata kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e një gjykatësi.
Sipas mediave fqinje, të arrestuarit janë të moshave 41-vjeçare dhe 27-vjeçare me iniciale, E. K., dhe J. H. Sipas raportimeve, në momentin kur shqiptarët kanë hyrë në shtëpi, asnjë nga familjarët e gjykatësit nuk ishte aty.
Një makinë policore i mbante nën vëzhgim, e cila menjëherë ka mbërritur në vendin ku po kryhej vjedhja, aksion i cili përfundoi edhe me kapjen e dy shqiptarëve. 41-vjeçari kryesonte grupin, ndërsa ai ishte i akuzuar për vjedhje të tjera në këtë zonë.
Policia ka dyshime të forta se dy shpatarët dhe dy të arratisurit veprojnë si bandë vjedhjesh në zonën e Reggio, në Italinë Veriore. Ndërkohë raportohet se gjatë natës së mbrëmshme, pikërisht në këtë zonë, ka pasur 4 raste vjedhjesh.