Shumë shqiptarë për çdo vit kanë plotësuar Lotarinë Amerikane, ku përmes saj, synojnë të udhëtojnë drejt tokës së premtuar për një jetë më të mirë dhe në kërkim të mundësive të reja.
Dita e nesërme është dita kur Lotaria Amerikane do të nisë aplikimet, ndërsa 3 tetori ishte njoftuar edhe ditë më parë nga ambasada amerikanë në Tiranë përmes llogarisë zyrtare. Fillimi i aplikimeve do të nisë të mërkurën në orën 18:00, ndërsa në dispozicion deri në afatin përfundimtar janë 33 ditë. Procesi mbyllës i Lotarisë Amerikanë është përcaktuar data 6 nëntor në orën 18:00.
Sakaq, ambasada sqaron se të gjithë ata që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane duhet të jenë shumë të kujdesshëm në plotesimin e formularit me të gjitha të dhënat që kërkohen.
Kushtet e aplikimit:
Ju duhet të jeni i lindur në një nga Vendet kualifikuese.
Për Lotarinë DV-2020, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të ligjshëm për të aplikuar, pasi këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara:
Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, San Salvador, Haiti, India, Xhamaika, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam.
Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm.
Nuk ka ndryshime këtë vit nga viti i kaluar fiskal.
I lindur në një nga Vendet kualifikuese: Në shumicën e rasteve kjo kupton Vendin (shtetin) në të cilin aplikanti ka lindur. Gjithësesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat një person mund të kualifikohet. E para, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm për të aplikuar por bashkëshorti(ja) e tij/i saj ka lindur në një Vend ku Vendasit janë të zgjedhshëm për të aplikuar, ky person mund të pretendojë Vendin e lindjes së bashkëshortit(es) dhe në këtë mënyrë të dyve do ti lëshohet viza që ata të hyjnë në Sh.B.A. njëkohësisht. E dyta, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm, por as njëri as tjetri nga prindërit e tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një person i tillë mund të pretendojë Vendlindjen në një nga Vendlindjet e prinderve të tij/saj, në qoftë se ky Vend është i kualifikueshëm për programin e DV-2020.
Për t’u regjistruar në llotari, ju duhet të plotësoni kërkesat e edukimit OSE të eksperiencës së punës të programit të lotarisë. Edukim ose punë e kualifikueshme:
Ju duhet të keni një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm; (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12-vjet shkollë të plotë);
OSE të keni 2-vjet përvojë pune brënda 5-viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2-vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine. Në qoftë se ju nuk mund të plotësoni të dyja kërkesat e mësipërme, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Lotarisë.
INFORMACIONI I KËRKUAR PËR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK
EMRI I PLOTË – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Tek emri i mesit do të klikoni kutinë: “no middle name”.
DATA E LINDJES – ditë, muaj, vit.
GJINIA – Mashkull ose Femër
QYTETI I LINDJES
SHTETI I LINDJES – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.
SHTETI I PRANUESHËM OSE I KUALIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LOTARISË DV-2020; Nëse keni lindur në Shqipëri, nuk ka nevojë t’i
përgjigjeni kësaj pyetjeje. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku jetoni.
FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT – Sigurohuni që të përfshini – Fotografi personale pa syze, të nxjerrë 6 muajt e fundit, për ju si aplikant kryesor, të bashkëshortit/es dhe secilit prej fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Shikoni Fotografia Dixhitale për specifikime teknike dhe të kompozimit. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshortes/it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm (me green card), por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojshmërie.
Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme. Nëse përfshini fotografi që e kishit përdorur në regjistrimin e vitit të kaluar (DV-2019), ju do të skualifikoheni automatikisht, ndaj përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit.
ADRESA E POSTËS – (Në emër të…, Adresa Rreshti 1, Adresa Rreshti 2, Qyteti, Rrethi, Kodi Postar, Shteti )
SHTETI – ku jetoni aktualisht
NUMRI I TELEFONIT – Jo i Detyruar
ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (EMAIL) – Shkruani një adresë të postës elektronike (e-mail) në të cilën ju keni akses të plotë dhe direkt. Ju NUK do të merrni një mesazh zyrtar përzgjedhjeje në këtë adresë. Gjithsesi, nëse aplikimi/hyrja juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarit, ju do të merrni e-maile të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit “Qendra Konsullore në Kentucky (QKK)”, duke ju njoftuar që informacioni me detaje i intervistës për vizën emigruese ёshtё vendosur në Kontrollin e Statusit të Regjistrimit. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ju dërgojё një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-sё.
CILI ËSHTË NIVELI MË I LARTË I EDUKIMIT QË KENI ARRITUR, DERI NË KËTË DITË? – Ju duhet të tregoni NJË nga nivelet e edukimit që keni arritur deri më sot: (1) Vetëm Shkollë Fillore, (2) Shkollë të Mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollë të Mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë Profesionale, (5) Disa Kurse Universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa Kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoraturë, i/e diplomuar
STATUSI MARTESOR – (1) I/e pamartuar, (2) i/e martuar dhe bashkëshorti/ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me green card, (3) i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card, (4) i divorcuar, (5) i ve, ose (6) i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj.
Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj nё regjistrimin pёr lotarinё do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë. Një bashkëshort i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do tё kërkojё dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse ju zgjidhni opsionin “i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card” tek aplikimi juaj, sistemi nuk do ju kërkojë të vendosni informacionin për bashkëshorten/in.
NUMRI I FËMIJËVE – Regjistrimet DUHET të përfshijnë Emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrimit elektronik, pavarësisht nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që të përfshini të gjithë fëmijët biologjikë, si dhe të gjithë fëmijët ligjërisht të birёsuar nga ju; dhe, të gjithë fëmijët/thjeshtërit nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju. Vine re se fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk mund të përfshihen sepse nuk kualifikohen për programin e llotarisë amerikane DV-2020. Në qoftë se nuk i përfshini të gjithë fëmijët, që janë të pranueshëm, do të rezultojë në s’kualifikimin e aplikantit kryesor dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë.
INFORMACIONI MBI BASHKËSHORTIN(EN) – Emri, Data e Linjdes, Gjinia, Qyteti i Linjdes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia; Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në s’kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë
INFORMACIONI MBI FËMIJËT – Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia: Përfshini të gjithë fëmijët e deklaruar në pikën 14 sipër.