• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

VIDEO/ Shihni si nisi historia e sherrit mes gruas nga Gjirokastra dhe Eni Çobanit

03/10/2018
‘Pas do me kesh!’, sherr në Gjykatën e Gjirokastrës. Rudina Islamaj denoncon Eni Çobanin

Ditën e sotme Eni Çobani është shoqëruar në drejtorinë e policisë Gjirokastër, pas një denoncimi për kërcënim nga qytetarja Rudina Islamaj. Historia e tyre ka nisur që më 10 prill të vitit 2016 në puntatëtn “Shihemi në gjyq” të emisionit e “E diela Shqiptare” në TV Klan.

Disa muaj më pas në emisionin investigativ “Stop” u publikua edhe një regjistrim audio ku kryetari i gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi i kërkonte favore seksuale Rudinës 40-vjeçare, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë, një konflikt pronësie që kishte me ish-vjehrrën dhe ish-bashkëshortin.

Por si qëndron historia e nuses me emrin Rudina Islamaj? Çfarë konflikti ka pasur ajo me ish-vjehrrën? Konflikti për këtë çështje është publikuar në rubrikën e ndërmjetësimit të datës 10 prill 2016-të “Shihemi në gjyq” të Eni Çobanit, ku zonja Merushe, vjehrra e Islamajt, pretendon që është rrahur dhe nxjerrë nga banesa prej ish-nuses së saj.

Konflikti në familjen e tyre nisi në momentin që nuk mund të paguanin dot një kredi 70 milionë lekëshe të marrë nga nusja dhe djali i zonjës Merushe.

“Në 2007 bleva shtëpi nga djali se do ta shiste i thoshte nusja do iki në Tiranë. Kur ia bleva djalit shtëpinë i kam dhënë 40 mln lekë e shkruajti noteri, e regjistrova në hipotekë që jam pronare e vetme e asaj shtëpie. Në kohën kur ma shiti shtëpinë kishin bërë dokumente të merrnin 7 milionë lekë të ngremë punën thoshin. Morën kredi 70 mln lekë, e mora vesh në gjyq se erdhi banka të na merrte shtëpinë. Se këta nuk kishin paguar kredinë. Gjeta lekë poshtë e përpjetë që e shpëtova shtëpinë. Ka dhe faj djali im nuk është vetëm faji i nuses, se ai i shpërdoronte lekët. Kur erdhi sekuestro djali më tha neve s’kemi pronë bë c’të duash. Nusja më rrahu, më tha u bëre t’i të na shpiesh neve në Prokurori. Vajta në polici, mora edhe urdhër mbrojtje. Prokuroria vendosi që nusja të qëndronte në shtëpinë time. Kërkoi urdhër mbrojtje për mua. Mihalit i hodhën hekurat se i thoshte gruaja e tij policisë që do të më vrasë burri. Erdhi policia e nxorri jashtë Mihalin. Në shkurt të 2015 është divorci mes tyre”.

Kushëriri i saj që e strehon në shtëpi tregon se si arriti zonja Merushe të mbetet në mes të 4 rrugëve. “Jemi rritur të dy jetim, ajo në shtëpi të fëmijës dhe unë pa baba. Për 40 vjet kemi jetuar afër njëri-tjetrit, kish një bashkëshort shembullor që ka vdekur para 15 vitesh. La dy vajza dhe një djalë. Punonte shumë. Kur vdiq shtëpinë ia la prikë vajzës së pamartuar. Ishte një ndërtetsë me tre kate. Ka edhe një djalë në shtëpi dhe një vajzë të martuar. Por edhe këtyre iu hyri krimbi, janë katandisur në zero. Djali mënjanë kjo mënjanë. djali i ndarë me nusen me dy fëmijë pëllumba, ç’kusur kanë ata. Kjo vjen tek mua kam 30 muaj që e mbaj se flinte në garazh, shtëpi bëri dhe shtëpi nuk ka. Unë jam invalid pensionist për vete”,- tha ai.

Por çfarë ndodhi pas divorcit të djalit të Merushes me nusen? E moshuara tregoi se shtëpinë ia ka marrë nusja dhe i ka nxjerrë përjashta duke qenë se kishte urdhër mbrojtje.

“Jam në hall të madh, ajo më rreh më ngre kallëzim. Nuk më ka ndihmuar as policia as prokuroria. Ka bërë kallëzim penal, gjyqi është bërë pa prezencën time. Unë e kam shtëpinë me dokumente me të tëra, ajo ma ka ngritur kallëzimin që e kam rrahur unë atë, kur unë isha në spital. Djali nuk është në gjendje, të vijë të thotë se pata besim tek gruaja ja lashë asaj të tëra dhe falimentova”.

Ndërsa vjehrra tregon historinë në studio telefonon nusja R, e cila nis të debatojë me ish-vjehrrën dhe pretendon që shtëpia nuk është në emër të zonjës Merushe, e cila, sipas R ka falsifikuar dokumentet.

R: E kisha vendosur të mos merrja pjesë në këtë emision, por me të pavërtetat që u thanë aty nuk munda të rezistoja. Jam R. I dhe vi nga qyteti i Gjirokastrës. Unë nuk kam shitur pronë, është kontratë fiktive, çështja po ndiqet nga Prokuroria dhe gjykata.

Merushja: Si jeton ti pa frikë, kur vjen nga klubet në një shtëpi që të rrahin?

R: Ajo është e akuzuar për dhunë në familje ndaj meje dhe fëmijëve të mi.

Merushja i tregon fotot ku shfaqet me shenja në fytyrë: Shikoji faktet!

R: Ato janë montazhe. Kush i ka bërë do mbajë përgjegjësi, bashkë me ato raportet mjekësore që ke manipuluar. Për sa i përket çështjes së pronës nuk kam pasur arsye që ta shes. Nuk është e vërtetë që ka pasur lekë dhe ia paska lënë burri. Të mbajë përgjegjësi

Merushja: Nusja ka ikur nga shtëpia para 8 vitesh e la burrin, pas 8 muajsh e lutja në shtëpi hajde ktheu moj R. Kur iku mori edhe torbën me lekë. Tani po bën aktoren

R-kushëririt: Imer Mezini ajo nuk jeton në shtëpinë tënde, është mashtrim dhe do përgjigjesh.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al