• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ringritja e qendrës në Butrint, Kumbaro u përgjigjet kritikëve: Ishte barakë plehrash, e bëmë pikë pushimi dhe informacioni për turistët

03/10/2018
Ringritja e qendrës në Butrint, Kumbaro u përgjigjet kritikëve: Ishte barakë plehrash, e bëmë pikë pushimi dhe informacioni për turistët

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i është rikthyer sërish debatit të rreth një viti më parë për ringritjen në Butrint të qendrës së vogël funksionale, e cila ofron shërbime për vizitorët e këtij siti. Gjatë fjalës në ceremoninë për lidhjen e kontratës me studion britanike, e cila do të hartojë Planin e Integruar të Menaxhimit të Butrintit, Kumbaro tha se, qendra për të cilën u bë shumë zhurmë, është një pikë pushimi dhe informacioni për të gjithë vizitorët.  Sipas saj, ringritja e qendrës, pa cënuar trashëgiminë, pa cënuar arkeologjinë, në përputhje me të gjitha rregullat e ligjet e shtetit shqiptar dhe me rekomandimet e UNESCO-s, ishte e domosdoshme dhe tregon në fakt kujdesin që duhet të kemi ndaj vizitorëve.

“Dhe që të jem e qartë, e kam fjalën për qendrën e vogël funksionale që, nga një barrakë plehrash e kthyem në një pikë pushimi dhe informacioni shumë të këndshme, e që çuditërisht, pas gjithë britmave e klithmave me baltë të një viti më parë nga ata që Butrintin e shohin si mollë sherri dhe jo si pasuri kulturore dhe akses për publikun, askush nga 200 mijë vizitorët që kanë frekuentuar parkun nga 1 janari 2018 , nuk u ankua e nuk anatemoi! Përkundrazi! Por për këtë do të ishte mirë, që çdokush para se të flasë të shkojë ta vizitojë. Dhe këtu e quaj të mbyllur atë histori të mejhaneve politike banale dhe të makinës së baltës me të cilën përballemi tashmë prej 5 vjetësh sa herë ndërmarrim një nismë të re për ndryshim”, tha Kumbaro.

Ringritja e qendrës nisi një vit më parë. Ndonëse pati debat dhe pretendime që po bëhej një ndërtim i ri në shkelje të ligjit, faktikisht objekti ishte aty që prej vitit 1975 dhe dekadat e fundit po shfrytëzohej si depo. Pas rehabilitimit, sot kjo qendër ofron shërbime të ndryshme për turistët. Parku Kombëtar i Butrinit është vizituar vetëm në 9 muajt e këtij viti nga rreth 200 mijë turistë, shumë më shumë sesa viti i shkuar.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kur të ndërrojmë jetë…”/ Stresi ironizon artistët e rinj dhe ‘mbron’ fronin e repit

“Kur të ndërrojmë jetë…”/ Stresi ironizon artistët e rinj dhe ‘mbron’ fronin e repit

01/05/2026
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen prindër për herë të parë

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen prindër për herë të parë

01/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al