Lajmi për vdekjen e gazetarit Thimi Nika, pasoi lajmin per ndarjen nga jeta te gazetarit tjeeter, Ibrahim Rexhepi. Ai u nda nga jeta në një moshë kur pritej të jepte kontributin e tij në fushën e ekonomisë, si njëri nga njohësit më të mirë të saj.
I lindur 64 vjet më parë në Slivovë të Ferizajt, ndërsa studioi në Fakultetin e atëhershëm ekonomiko – juridik të Universitetit të Prishtinës. Ende student, ai më 1976 nisi rrugëtimin në profesionin e mundimshëm të gazetarisë në Rilindje, ku punoi deri në ndalimin e saj, për të vazhduar ndërkohë në “Kohën Ditore”, ku ushtroi detyrën e kolumnistit e të redaktorit të rubrikës së ekonomisë, e pastaj edhe drejtues i emisionit për ekonomi në Kohavision.
Tash disa muaj ai ushtronte funksionin e këshilltarit për ekonomi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Ndërkohë do të mësohet për kohën dhe vendvarrimin e tij.