Albert Veliu, i njohur si ‘Babalja’, është arrestuar sot në Kosovë për llogari të autoriteteve shqiptare.Sipas mediave në Kosovë, ai u vu në pranga në qendrën e azilit në Prishtinë dhe më pas u dërgua nga paraburgim.
Albert Veliu ishite në Kosovë pasi kishte aplikuar për azil politik, fill pas skandalit të audio-përgjimit që pretendohet se është kryer mes tij dhe vëllait të ministrit të Brendhëm, Fatmir Xhafa.
Pak ditë më parë, ndaj Veliut, të njohur edhe si “Babalja”, është vendosur masa e arrestit me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë.
Organi i akuzës e akuzon Albert Veliun për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.