Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare ka vlerësuar jetën dhe veprën e Fatos Arapit si “nje jete dhe krijimtari dramatike te shtrire ne dy epoka” e cila sipas tij “do te jete e veçante dhe e çmuar ne kroniken e gjate te letersise shqipe”. Mesazhi i plotë i Ismail Kadare:
“Pas ikjes se Dritero Agollit letersia shqipe i ka gjithmone e me te veshtira humbjet e tjera, te dhimbshme si kjo e Fatos Arapit.
Shkrimtar i rendesishem, me nje jete dhe krijimtari dramatike te shtrire ne dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u be pjese e pandare e kalendarit letrar shqiptar te shekujve XX e XXI.
Deshmia e tij artistike do te jete e vecante dhe e cmuar ne kroniken e gjate te letersise shqipe.
Ismail Kadare
Tirane, 11.10.2018”!
Fatos Arapi u nda sot nga jeta në moshën 89 vjecare.
Ai i përket brezit të shrkimtarëve të shquar të shekullit të 20, një poet dhe prozator i thellë, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërinë shqiptare.