Nga Ylli Manjani
Operacioni i Policisë u dekonspirua?! Sigurisht që po! E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.
Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst: ‘… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…’
Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë t’i mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”
Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ‘të interesuarit’ të fshihen…