Kryeminsitri Edi Rama ka përshëndetur lidhjen e kontratës së financuar nga Banka Europiane për bajpaset e Fierit e Vlorës. Në një status në Twitter, ai këtë arritje e nis me shprehjen “më në fund me djalë”. Kreu i qeverisë bën me dije se për pak ditë nis puna për dy autostradat.
Postimi
‘Ufffffff… “më në fund me djalë”Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës! Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik”