Komente të shumta janë lënë në fotografitë e Kacifas ne faqen e tij ne Facebook, kryesisht ato që ka shpërndarë gjatë 24 orëve të fundit të jetës së tij. Ndër to bien në sy komente ekstremiste por edhe ngjushëllime si “I përjetshëm”, apo “Do shkosh në Parajsë”. Mëgjithatë nuk mungojnë as komente kërcënuese të tipit “Gjaku lahet me gjak” apo “Do marrim hak”, si dhe postime të fotografive të ushtrisë greke.










