Mbi vrasjen e ekstremistit grek Konstantinos Kacifa në Bularat, ka reaguar edhe deputeti i PS-së Pjerin Ndreu. Me anë të një statusi në Facebook, Ndreu e quajti normale hapjen e zjarrit nga ana e policisë shqiptare pasi sipas tij në vende të tjera policia vret edhe në kushte të tjera më të lehta. Nëse ia lëshon me breshëri policisë atëherë është normale kundërpërgjigja. Këtu s’ka vend për diskutim e për filozofime pa sens!
Postimi i plotë i Pjerin Ndreut:
Të qëllosh mbi policinë me armë do vritesh. Në botën e përparuar policia të vret edhe në kushte të tjera më të lehta. Për shembull nëse tenton me nxjerrë armën. Po nëse ia lëshon me breshëri policisë atëherë është normale kundërpërgjigja. Këtu s’ka vend për diskutim e për filozofime pa sens!
Ushtari grek qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës. Pas disa orësh rezistencë me armë, RENEA e ka eliminuar 35-vjeçarin grek me një plumb në kokë dhe një në gjoks, ndërsa efektivët e sulmuar prej tij kanë shpëtuar pa lëndime.









