Ndërkohë që kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi nxorri një foto në studion e emisionit “Open” ku gazetari Panajot Barka shfaqej me një kallashnikov në dorë, ky i fundit tha se ajo nuk është gjë tjetër veçse një fotomontazh.
“Dua tju them se ajo foto është një montazh dhe ai person që e ka bërë është dënuar. E dyta montazhi duket ashiqare, nëse njeriu është akuzuar pa të drejtë si ekstremist. Unë e dënova për përdorimin e armës një një ambient publik. Ai i mori me vete të gjitha sekrete dhe iku. Nuk besoj të jetë luftëtar i Vorio Epiirtit. Nuk besoj të ishte kundër këtyre varrezave. Mendoj që u shkel Kushtetuta e vendit që jeta e njeriut është më e shtrenjtë se cdo gjë.”, u shpreh Barka.
Fotoja daton në vitin 1997 kur sapo ishin hapur depot e armëve. Ajo është publikuar pak vite më parë nga gazetari Telnis Skuqi.










