• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kërcënimi i gazetarëve shqiptarë në Bularat, reagon Unioni i Gazetarëve: Thirrje për Bashkinë Dropull të distancohet nga këto akte

08/11/2018
Thirrje antishqiptare në Bularat, të pranishëm dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një ish-ministër i dënuar për korrupsion (FOTO)

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon thirrjet ekstremiste dhe dhunën verbale ndaj gazetarëve në ceremoninë mortore të Kostandin Kaçifas në fshatin Bularat. Unioni u bën thirrje gazetarëve që të publikojnë rastet për t’ju drejtuar më pas institucioneve përkatëse për vënien para drejtësisë të personave.

Reagimi:

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon thirrjet ekstremiste, fyerjet dhe dhunën verbale si dhe pengimin e gazetarëve të mediave në ceremoninë mortore që u organizua sot në fshatin Bularat të bashkisë së Dropullit, për qytetarin K.Kacifas, i cili u vra në përballje me forcat speciale të policisë.

Agresiviteti i qytetarëve të ardhur nga Greqia si dhe disa personave ekstremistë me origjinë greke ndaj reporterëve të mediave shqiptare, gjatë ceremonisë së sotme, është një rast pa precedent.

UGSH denoncon këto sjellje, pengimin e gazetarëve në detyrë ai dhe gjithë veprimet provokative të ekstremistëve nacionalistë grekë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u bën apel gjithë kolegëve që u përballën me këta individë në krye të detyrës dhe që kanë fiksuar momente të këtyre sjelljeve agresive, t’i publikojnë ato dhe organizata jonë u drejtohet institucioneve ligjore për vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë agresorëve dhe penguesve të reporterëve. UGSH apelon pranë organizatave të gazetarëve në shtetin fqinj, në Greqi, për reagime solidare.

Organizata jonë u drejtohet organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe të mbrojtjes së lirive themelore, të denoncojnë këtë agresion të pashembullt të ekstremistëve nacionalistë të ardhur nga një vend, në një shtet tjetër.

Kërkojmë nga institucionet vendore të Dropullit, subjektet politike dhe përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri tê distancohen nga sjellje dhe agresione të tilla nacionalistësh ekstremistë mbi gazetarët shqiptarë. Veprime dhe agresione të tilla janë shkelje të rënda ligjore, ato jo vetëm provokojnë, por krijojnë klimë negative në bashkëjetesën greko-shqiptare”.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al