• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Nëse 1 mijë shqiptarë shkonin në Athinë të veshur kuq e zinj e këndonin për Çamërinë, do ishte ndezur flakë qeveria greke dhe të gjithë

08/11/2018
Rama: Nëse 1 mijë shqiptarë shkonin në Athinë të veshur kuq e zinj e këndonin për Çamërinë, do ishte ndezur flakë qeveria greke dhe të gjithë

Kryeministri Edi Rama për ngjarjen e Bularatit, si dhe për përplasjet e ndodhura ditën e sotme në varrimin e Kacifas, dhe thirrjet antishqiptare prej shtetasve grekë.

I ftuar mbrëmjen në “Real Story”, Rama tha se në Bularat “kishte reagime që më krijuan një pështjellim negativ, se unë mendoj se ajo që shihet si dobësi është forca dhe vlera e këtij vendi”.

Më tej kryeministri tha duke komentuar sjelljen e disa shtetasve grek që ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit të Kacifas tha se nëse shqiptarët do të shkonin të veshur kuq e zij në Greqi dhe të këndonin për Çamërinë do ishte ndezur flakë qeveria greke dhe të gjithë.

“Pashë që kishte reagime që më krijuan një pështjellim negativ, se unë mendoj se ajo që shihet si dobësi është forca dhe vlera e këtij vendi. Në nuk jemi vend ku luftohet me arkmorte dhe purogatorët e varrimeve.

Ajo që ndodhi në atë fshat është një gjë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Ne kemi marrë masa në kufi, janë marrë masa për disa shtetas që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, por nga ana tjetër i bëj ftesë të gjithëve që të refuzojmë shprehjen “na erdhi greku.

Ndihem mirë që në këto raste i përkas këtij vendi, se do ishte e paimagjinueshme që kjo të ndodhte invers, 1000 vetë të veshur kuq e zij, të shkonin në Greqi dhe të këndonin për Çamërinë… besoj se do ishte ndezur flakë qeveria greke dhe të gjithë.

Ndërsa këtu nuk ndodhi asgjë e tillë për këtë ngjarje sa të dhimbshme aq dhe qesharake. Kjo është vlerë për ne dhe shkon me traditën tonë, që shkon për shtat lotëve të familjarëve në këtë arkmort.

Unë besoj se ne kemi pasur një qasje shumë serioze edhe me palën greke, janë vrarë shqiptarë në Greqi dhe pala greke ka kërkuar një hetim të përbashkët, dhe ne kemi refuzuar sepse kemi bërë atë që është bërë në rastet e mëparshme.

Prokuroria ka reaguar për një proces ekspertize, dhe pas tyre do diskutohet, nëse do të diskutohet më për këtë çështje

Por unë di që as në Greqi as në Shqipëri dhe as Honolulu, një njeri që kërcënon me armë disa persona të paarmatosur, nuk tolerohet.

Nuk është ky populli grek, nuk është ky fshati i Bularatit, ky është një segment folklorik dhe i mjerë i politikës greke, dhe populli grek s’ka qenë dhe s’do jetë kurrë armiku jonë, në Greqi kanë gjetur strehë shqiptarët si dhe grekët në Shqipëri, por edhe aty si në çdo vend ka derra.

Ata erdhën dhe turpëruan flamurin e tyre dhe ikën e lanë pas një shije groteske dhe folklorike dhe përdhosën edhe viktimën.

Kjo ngjarje po shfrytëzohen në mënyrë të egër politikisht në Greqi, dhe Kacifas mund të jetë heroi i pjesës më barbare të politikës greke, por nuk është hero ai që merr armën dhe qëllon njerëz.

Këta që erdhën sot i përkasin një bote të huaj dhe nuk i përkasin botës shqiptare. Ne bëmë detyrën për aq sa duhej të bënim, minoriteti grek është i nderuar dhe i respektuar, qytetarë të pazëvendësueshëm të këtij kombi, dhe nuk janë “greku”- u shpreh kryeminsitri.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al