• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kreu i PD Gjirokastër: Shpreh neveri për minoritarët që bashkuan zërin në koret raciste. Rama përgjegjës për turpin e sotëm në Bularat

08/11/2018
Bejko ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Psikopat dhe monstër me atlete. Do ta përmbysim me revoltë popullore

Nga Roland Bejko/ Kreu i PD Gjirokaster

EDI RAMA I VETMI PËRGJEGJËS PËR TURPIN E SOTËM NË BULARAT

Maskaradën e turpshme sot në Bularat me thirrjet raciste antishqiptare e kemi peshqesh nga vetëm një njeri. Ai quhet Edi Rama! Prandaj jam shprehur që ditën e parë se vrasja e atij deliranti duhej shmangur me çdo kusht, pikërisht se nuk donte shumë për ta marë me mend se cili do të ishte reagimi i ekstremistëve antishqiptarë në të dy anët e kufirit në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve të tyre.

Edi Rama përveç detit që ju fali (sipas Kotcias), ju fali ekstremistëve anakronikë një “hero” që deri para disa ditësh nuk e kishin.

Vlen të përshëndeten qëndrimet korrekte të personaliteteve politike greke, qeverisë Greke dhe mediave seroize në Greqi për ngjarjen.

Dy popujt tanë kanë nevojë të jetojnë në harmoni dhe bashkëpunim të thellë ekonomik, kulturor, politik, dhe social. Kanë nevojë për një marrëdhënie normale.

Asnjë qytetar shqiptar apo grek qoftë nuk ja pati borxh krijimin e tensioneve të panevojshme të karakterit racist dhe nacionalist një aventurieri të papërgjegjshëm dhe delirant si Edi Rama që sot ka fshehur kokën në rërë, ndërsa ditën e vrasjes u krekos me fudullëk si gjeli majë plehut.

Kjo histori që u mor lehtë nga Kryeministri shqiptar Edi Rama me sa duket nuk do të mbarojë me kaq, por siç kanë njoftuar egërsirat e “Agimit të Artë” do ketë hakmarrje, që do të thotë se potencialisht një shqiptar do bëhet viktimë e hakmarrjes, pra do ketë pasoja të rënda në vazhdim.

Nuk dua të bëj Kasandrën, por uroj që asnjë shqiptar të mos humbasë jetën në Greqi si shenjë hakmarrje për atë djalin nga Bularati. Kjo situatë kërkon të trajtohet me maturi dhe mençuri për të mos u agravuar më tej.  Modeli më i mirë është ish ministri i jashtëm Thedoris Pangallos dhe ish ministri i kulturës.

Shqipëria dhe Greqia meritojnë të kenë në krye burra të mençur të tipit Robert Schouman dhe Konrad Adenauer që mundën të pajtonin dy popuj që u viktimizuan si askush tjetër në dy luftra të tmerrshme botrore ku humbën jetën miliona njerëz të pafajshëm.

Shpreh gjithë neverinë dhe përbuzjen time për të gjithë ata minoritarë që bashkuan zërin e tyre me korret raciste të ekstremistëve të ardhur nga Greqia dhe brenda territorit shqiptar kërkonin gjak shqiptari. Turp për ta!

Respekt për ata minoritarë që u distancuan nga kjo maskaradë e turpshme të gjendur në Bularat vetëm për ceremoninë mortore dhe për asgjë tjetër më shumë.

Qytetarët shqiptarë për këtë rast duhet të tregojnë maturi dhe tolerancë. Ekstremizmat që vijnë nga Greqia nuk luftohen duke shtuar dozat e ekstremizmit shqiptar.  Shqiptarë e minoritarë meritojnë bashkëjetesë paqësore. Shqiptarë e grekë meritojnë paqe dhe bashkëpunim.

Shteti i ligjor të veprojë ndaj shkelësve të ligjit dhe rendit publik në Bularat dhe në rrugën nacionale. Qeveria shqiptare tju ndalojë në të ardhmen hyrjen në territorin shqiptar të ekstremistëve qofshin dhe deputetë a eurodeputetë.

Uroj të mos kemi më ngjarje të tilla. Sa janë vrarë gjermanët me francezët për territore, për Alsas -Lorenën, por sot spo ja ndien më kujt për ato territore. Ata kanë hapur kufijtë, zhvillijnë ekonominë, kanë siguruar mirëqënie të lartë për qytetarët e tyre dhe jetojnë në paqe absolute. Ky është modeli që na duhet në Ballkan.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Alonso i duhuri për Realin, por jepini kohë”

“Alonso i duhuri për Realin, por jepini kohë”

29/12/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba Pollozhani flet për dhunën fizike që ka përjetuar: Nuk i tregoja as prindërve

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al