• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Sqepar dhe flakë për qentë shqiptarë”. Si është e mundur që Tavo dhe Dule nuk i dënojnë thirrjet raciste në Bularat? (të dy janë në Kuvend me vota të shqiptarëve)

11/11/2018
“Sqepar dhe flakë për qentë shqiptarë”. Si është e mundur që Tavo dhe Dule nuk i dënojnë thirrjet raciste në Bularat? (të dy janë në Kuvend me vota të shqiptarëve)

Funerali i ekstremistit grek Kostandinos Kacifas në fshatin Bularat, sikundër u pa nga të gjithë, për fat të keq u shndërrua në një manifestim antishqiptar me thirrje raciste dhe nacionaliste, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse krijojnë një klimë jo të mirë mes dy popujve tanë. Për këtë nuk ka asnjë dyshim! Me zë dhe figurë, ditën për diell, i pamë ekstremistët e ardhur nga përtej kufirit dhe jo vetëm, teksa në kor thërrisnin: “Sqepar dhe flakë për qentë shqiptarë”; ‘Hakmarrje”; “Gjaku na thërret ta djegim shqiptarin” e të tjera thirrje pjellë e fantazisë së sëmurë nacionaliste.

Si shumë të tjerë në atë funaral, këto thirrje sigurisht që i kanë dëgjuar edhe dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë; Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule. I pari është deputet i qarkut Gjirokastër dhe ish-ministër i Shëndetësisë. I dyti ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Bashkë me ta ishin edhe dy ish-ministra të Shqipërisë; Kosta Barka dhe Spiro Ksera. Natyrisht që ndoshta Tavo dhe Dule ishin të pafuqishëm të ndalonin ekstremistët në ‘masturbimin’ me thirrje raciste kundër shqiptarëve.

Por çfarë bënë më pas? A pati një deklaratë nga Tavo dhe Dule, për t’i dënuar këto thirrje? Deri më tani asnjë reagim dhe me siguri nuk ka për të patur. Dule ishte shumë i shqetësuar për 12 ekstremistët që u shoqëruan nga policia e Gjirokastrës dhe shkoi në komisariat të interesohej për ta. Sigurisht në të drejtën e vet si bashkobas me të ndaluarit. Por nuk shprehu asnjë keqardhje që në funeral kishte thirrje antishqiptare, nuk bëri asnjë deklaratë për t’i dënuar këto thirrje.

Ndërkohë Tavo nga tjetër më shumë dukej i preokupuar të sajdiste eurodeputeten qipriote, e cila një ditë më parë u shpall ‘non-grata’ nga Tirana zyrtare dhe që njihet gjithashtu si një personazh kontrovers dhe me qëndrime ekstremiste karshi Turqisë, vend ku është ndaluar nga policia 7 vjet më parë. As Tavo, i cili është në Kuvendin e Shqipërisë prej 20 vitesh, jo vetëm me rreth 2 mijë votat e Dropullit sepse aq vota s’i japin dot mandat, nuk i ka dënuar thirrjet raciste kundër shqiptarëve.

Çfarë i kushton Vangjel Tavos dhe Vangjel Dules të distancohen nga ekstremistët që e shndërruan funeralin e Kacifas në një manifestim antishqiptar? Një deklaratë për dënimin e atyre thirrjeve, nuk interpretohet për keq nga minoritarët në Dropull, nuk do të thotë ‘prerje ne besë’. Vetë Tavo, Dulja dhe gjithë ne të të tjerët e dimë shumë mirë se minoriteti grek në Dropull dhe mbarë Shqipërinë, nuk janë Kostandinos Kacifas, nuk janë as Babi Karathano apo turma e ekstremistëve patologjikë që ushqejnë urrejtjen për shqiptarët. Minoriteti grek në Shqipëri është një nga pjesët më të emancipuara të shoqërisë tonë dhe si i tillë nuk mund të përdoret nga ekstremistët andej e këtej kufirit.

Çfarë halli ka Tavo e Dule që nuk i dënojnë ato thirrje? Humbasin vota në minoritet? Dulja ka rreth 15 vjet që nuk hyn në Kuvendin e Shqipërisë me votat e minoritetit sepse ky i fundit nuk mbështet retorikën dhe qëndrimet e tij. Kreu i PBDNJ është deputet herë nga lista e PS e herë nga lista e PD. Në zgjedhjet e fundit madje, ishte në listë bashkë me çamin Dashamir Tahiri. Ndërkohë Tavo është deputet prej 20 vitesh sepse ka marrë vota në Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë e Përmet. Derisa nuk ka një deklaratë ku të distancohen nga thirrjet antishqiptare në Bularat, Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule miratojnë në heshtje ato që u thanë aty; “Sqepar dhe flakë për qentë shqiptarë”; ‘Hakmarrje”; “Gjaku na thërret ta djegim shqiptarin”

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

24/07/2026
Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

24/07/2026
“Alarm i kuq” para Polonisë, Manaj e nis titullar me Sivasspor, por zëvendësohet pas vetëm 7 minutash

Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al