• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet lokale, 5 kandidatët e mundshëm për Bashkinë Libohovë

14/11/2018

Bashkia Libohovë ndonëse është një nga më të voglat në vend pas ndarjes së re administrative, paraqet një garë interesante në zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Edhe pse jemi disa muaj larg qershorit, llogaritë elektorale dhe projeksioni i kandidatëve ka nisur, në nivel lokal dhe natyrisht në nivel qëndror ku në fund të fundit merren vendimet. Njësoj siç ka bërë edhe me bashki të tjera të qarkut Gjirokastër muaj më parë, ArgjiroLajm.net sjell sot emrat e kandidatëve të mundshëm për këtë bashki.

Nëse për mazhorancën gjërat janë të qarta, nuk ndodh kështu në anën e opozitës. Rikonfirmimi i Luiza Mandit për një mandat të dytë është pothuajse çështje e mbyllur. Të paktën tani për tani nuk pritet asnjë surprizë në këtë drejtim. Në anën tjetër ka një dualitet në heshtje mes PD-së dhe LSI-së. Kjo e fundit kërkon të kandidojë me njeriun e vet në Bashkinë Libohovë. Pas ‘dorëzimit’ të Gjirokastrës, LSI kërkon të provojë me Libohovën.

Kandidati i saj potencial mbetet Krenar Kulla, i cili aktualisht mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Gjirokastër. Duket e habitshme në fakt se si një person tenton të marrë pozicionin e kryebashkiakut, në një kohë kur është konsumuar politikisht dhe jo vetëm, për 11 vjet me radhë në një pozicion të ngjashëm. Kujtojmë se Kulla ka qenë kryetar i Komunës Qendër Libohovë deri në vitin 2011. Megjithatë nëse ai kandidon  llogaritë janë të vetë atij dhe të LSI-së. A do të pranohet apo imponohet emri i tij tek PD-ja? Kjo mbetet për t’u parë.

Ndërkohë Partia Demokratike nga ana tjetër ka 3 emra të mundshëm për të rikthyer bashkinë, që prej vitit 2015 e drejton një kryebashkiake e PS-së.

Adil Xhelili—Aktualisht është kryetar i PD Libohovë. Vjen nga radhët e brezit të ri të arsimtarëve  të zonës. Fillimisht nisi si mësues e më pas PD e emëroi drejtor të shkollës 9-vjeçare. Në fillim të mandatit të dytë të PD-së, katapultohet si shef i Sektorit të Programeve të Zhvillimit te Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër. Bashkë me Arjan Panon, menaxhonin askohe DAR Gjirokastër në ditët më të zeza si institucion, kur mësues e nxënës ‘ngarkoheshin’ dhunshëm nëpër autobusa për të marrë pjesë në takimet elektorale të Partisë Demokratike apo evente të tjera qeveritare. Sagë më vete pastaj është emërimi dhe trasferimi i mësuesve nga DAR Gjirokastër. Në vitin 2013 kur PS erdhi në pushtet dhe nisi largimi i njerëze të PD-së, Xhelili u emërua si nënkryetar i Bashkisë Libohovë, post që e vijoi deri në vitin 2015 kur bashkinë e fituan socialistët. Nëse do të marrë ‘OK’ nga Basha dhe Kryemadhi, pritet që të ketë një garë të vështirë. Jo thjesht ai si individ, por më së shumti edhe nga fakti se është kandidat i opozitës dhe normalisht njerëzit kanë një vetëdije të atillë, që përgjithësisht e çojnë votën drejt kandidatit që ka mbështetjen e qeverisë, me shpresën se vetëm në këtë mënyrë do të financohen investime në zonën e tyre. Megjithatë kjo s’e përjashton a priori nga mundësitë për të fituar. Le të presim!

Altin Çomo— Drejtoi Bashkinë Libohovë për 8 vite. Rikthimi i tij si kandidat nuk është një ngjarje me zero propabilitet. Në vitin 2015 Çomo doli fitues me votat brenda bashkisë së vjetër të Libohovës, ndërsa Mandi e përmbysi me votat e fshatrave përreth që iu bashkuan njësisë së re. Ky fakt krijon pritshmëri se nëse arrin të ruhet rezultati i vitit 2015 dhe punohet më shumë me fshatrat, PD mund ta rifitojë Bashkinë Libohovë me një kandidat si Altin Çomo. Edhe pse këtu duhet llogaritur faktori Mirela Kumbaro në vitin 2017, që për herë të parë pas shumë vitesh nxori fituese PS-në në tre qendrat e votimit brenda Libohovës. Pra, precedenti i zgjedhjeve parlamentare me hyrjen në skenë të ministres së Kulturës që është deputete e kësaj zone, ia prish sërish llogaritë PD-së.

Lulzim Meçi— Me Libohovën e lidh vetëm origjina e tij nga fshati Suhë. Ai është një tjetër emër i përfolur si kandidat i mundshëm i Partisë Demokratike. Ka të përbashkët me Krenar Kullën faktin se janë konsumuar politikisht dhe jo vetëm, pasi Meçi ka qenë më parë kryebashkiak i Memaliajt. Në zgjedhjet e vitit 2015, kandidoi si i pavarur sërish për Bashkinë Memaliaj, por dështoi me sukses. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 nisi angazhimin me Agron Dukën në Partinë Agrare Ambientaliste. Ishte përgatitur për të qenë kandidati për deputet i kësaj partie në qarkun Gjirokastër, madje pati bërë edhe fotot zyrtare me logon e PAA-së për posterat e fushatës. Planet u prishën kur Basha doli nga çadra dhe PAA hyri në koalicion me PD-në me kandidat të përbashkët. Në listën e PD-së për Gjirokastrën nuk kishte vend për Lulzim Meçin. Gjatë fushatës ai u pa thjesht në disa takime duke shoqëruar Tritan Shehun. Gjasat që ai të nominohet si kandidat i opozitës për Bashkinë Libohovë janë të pakta. Megjithatë nëse PD kërkon një kandidat humbës të sigurt për Libohovën, Meçi do të ishte zgjedhja e duhur.

Natyrisht që këto janë vetëm 5 emra të mundshëm. Në muajt e ardhshëm do të ketë shumë zhvillime dhe deomos që në skenë priten personazhe të rinj. Lobimi, pazaret dhe aleancat do të ushtrojnë ndikimin e vet derisa të zyrtarohet kandidati mazhorancës dhe opozitës për Bashkinë Libohovë. Të presim!

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al