Një banori të fshatit Lazarat i janë djegur disa dele. Policia thotë se ngjarja ndodhi dy ditë më parë.
“Më datë 25.11.2018, shtetasit E. T., vjeç 68, banues në fshatin Lazarat, i kanë ngordhur disa krerë bagëti si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë.
©ArgjiroLajm.net